image Biden takon Macronin: ShBA u tregua e ngathët lidhur me paktin Aukus - Sinjali

Biden takon Macronin: ShBA u tregua e ngathët lidhur me paktin Aukus

news image

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden i ka thënë presidentit francez, Emmanuel Macron se ShBA-ja ishte “e ngathët” në lidhje me një pakt sigurie të nënshkruar midis Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Australisë, marrëveshje e cila i shkaktoi humbje të miliardave Francës.

Ky ishte takimi i parë midis dy liderëve që nga arritja e paktit Aukus, që do t’i lejojë Australisë të ndërtojë nëndetëse me energji bërthamore.

Aukus shkaktoi një zemërim me Francën, e cila humbi marrëveshjen prej 37 miliardë dollarësh me Australinë, raporton BBC.

Macron tha se është e rëndësishme të “shikosh nga e ardhmja”.

Takimi mes dy presidentëve u zhvillua në ambasadën franceze në Romë, Villa Bonaparte.

“Ajo që bëmë ishte e ngathët”, tha Biden.

“Të jem i sinqertë ndaj Zotit, kisha përshtypjen se Franca ishte e informuar shumë më parë se marrëveshja nuk po shkonte”./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin