image Biden pritet të shpall gjendjen e "katastrofës së madhe" në Texas - Sinjali

Biden pritet të shpall gjendjen e “katastrofës së madhe” në Texas

news image

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka vendosur që të deklarohet për katastrofën e madhe për Texasin, duke hapur kështu rrugë ofrimit të shumë fondeve federale për t’u shpenzuar në përpjekje të ndihmës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Temperaturat në vend do të rriten, por rreth 13 milionë njerëz janë duke u përballur ende me vështirësi në qasjen e ujit të pastër.

Biden u shpreh se do ta vizitojë Texasin për sa kohë që prania e tij nuk është ndonjë barrë për përpjekjet e ndihmës.

Si pasojë e motit të ftoftë në SHBA, gati 60 persona kanë vdekur.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka konfirmuar se Biden ka kërkuar nga ekipi i tij që të shpejtojë kërkesën e Texasin për një deklaratë të katastrofës./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: