Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dëshiruar shërim të shpejtë kundërkandidatit të tij, presidentit aktual Donald Trump, pasi që ky i fundit konfirmoi se është infektuar me koronavirus bashkë me bashkëshorten e tij.
“Jill dhe unë e kemi në mendje presidentin Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë. Do të vazhdojmë që të lutemi për shëndetin dhe sigurinë e Presidentit dhe familjes së tij”, ka shkruar Biden.
Në debatin e fundit presidencial që pati me Trump, Biden e quajti atë, këlysh, palaço dhe i tha “mbylle gojën”./Gazeta Sinjali/