image Biden për daljen nga Afganistani: Ishte vendimi më i mirë për SHBA-në

Botë

Biden për daljen nga Afganistani: Ishte vendimi më i mirë për SHBA-në

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një fjalim televiziv u shpreh se vendimi i tij për Afganistanin ishte “largimi” ose “përshkallëzimi” i situatës.

Pas 20 vitesh prani në Afganistan, forcat amerikane përfunduan tërheqjen nga ky vend më 30 gusht.

Afganistani më 15 gusht ra nën kontrollin e militantëve talebanë.

Presidenti amerikan tha se tërheqja ka qenë “vendimi më i mirë për Amerikën”, duke thënë se e merr përgjegjësinë për këtë vendim dhe se beson se qëndrimi më gjatë në Afganistan “nuk ka qenë opsion”.

Ushtria amerikane ka evakuuar mbi 120 mijë të huaj dhe afganë që kanë dashur të ikin nga Afganstani, pas marrjes së kontrollit nga talebanët, tha Biden.

Ne kemi kryer një nga transportimet më të mëdha ajrore në histori. Asnjë vend nuk ka bërë ndonjëherë diçka të tillë; vetëm Shtetet e Bashkuara kishin kapacitetin, vullnetin dhe aftësinë për ta bërë këtë”, tha ai.

Presidenti amerikan gjithashtu dha një mesazh për militantët e grupit Shteti Islamik Khorasan, të cilët morën përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse në aeroportin e Kabulit, më 27 gusht. Sulm ky që i la të vrarë 180 njerëz, përfshirë 13 ushtarë amerikanë.

Ne nuk kemi mbaruar me ju”, tha Biden.

Joe Biden u shpreh se prioritet i tij është të sigurojë se Afganistani nuk do të shfrytëzohet kurrë si vend nga ku do të kryheshin sulme kundër Shteteve të Bashkuara. /GazetaSinjali/