Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Bideni përmes një postimi në Facebook ka treguar se takimin e ka cilësuar si të shkëlqyeshëm, duke thënë se lidhjet mes dy kombeve janë më të forta se kurrë.
“Jam i ngazëllyer që e mirëpres atë në Shtëpinë e Bardhë muajin tjetër për të vazhduar punën tonë”, shkruan Biden.
Shkuarja e Merkelit në Shtëpinë e Bardhë do jetë vizita e parë e saj që kur Bideni mori detyrën e presidentit të SHBA-së. Takimi pritet të jetë më 15 korrik. /GazetaSinjali/