image Biden paralajmëron një sulm tjetër terrorist në Afganistan

Botë

Biden paralajmëron një sulm tjetër terrorist në Afganistan

news image

Presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi për një sulm terrorist nga forcat afgane në periudhën prej 24 deri në 36 orët e ardhshme.

“Në mëngjes, u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare në Uashington dhe komandantët e mi në terren. Ne diskutuam për goditjen që ndërmorën forcat tona mbrëmë kundër grupit terrorist ISIS-K në Afganistan. Unë urdhërova që të shkojmë pas grupit përgjegjës për sulmin ndaj trupave tona dhe civilëve të pafajshëm në Kabul, gjë që e bëmë”, deklaroi Biden.

I pari i shtetit amerikan paralajmëroi se “situata në terren vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërcënimi i sulmeve terroriste në aeroport mbetet i lartë. Komandantët më informuan se një sulm ka shumë të ngjarë të ndodh në 24-36 orët e ardhshme”.

Forcat amerikane kanë paralajmëruar largimin nga Afganistani më datën 31 gusht, teksa po bëhet përpjekje e madhe për evakuimin e afganëve nëpër shtete të tjera.

/GazetaSinjali/