Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden tha se nuk do të flasë për ndonjë plan, përderisa rezultatet e zgjedhjeve nuk bëhen të ditura, deri në fund të mbrëmjes së sontme, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ka shumë gjëra në lojë momentalisht. Do të shohim. Nëse ka diçka për të folur sonte, do të flas për të. Nëse jo, unë do të pres derisa votat të numërohen ditën tjetër”, tha Biden.
Ai po ashtu u pyet se nëse ai planifikon të përgjigjet nëse Presidenti Trump do të deklarojë një fitore para se rezultatet të jenë të qarta, Biden ka deklaruar se votuesit e përcaktojnë kush është president.
“Presidentët nuk mund të përcaktojnë se çfarë votash numërohen ose nuk numërohen dhe e dini se, votuesit përcaktojnë se kush është president”, tha Biden.
“Pavarësisht se çfarë bën ose çfarë thotë, votat do të numërohen”, deklaroi Biden./Gazeta Sinjali/