image Biden nënshkruan ligjin që lejon martesat e gjinisë së njëjtë

Botë

Biden nënshkruan ligjin që lejon martesat e gjinisë së njëjtë

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar të martën ligjin që lejon martesat e gjinisë së njëjtë, raporton Associated Press.

Këtë ligj, Bideni e nënshkroi në një ceremoni ku të pranishëm ishin mijëra njerëz, e cila pasqyronte pranimin e bashkimit të të njëjtës gjini.

“Ky ligj dhe dashuria që ai mbron japin një goditje kundër urrejtjes në të gjitha format e saj. Dhe kjo është arsyeja pse ky ligj ka rëndësi për çdo amerikan”, tha Bideni teksa nënshkroi ligjin.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ligjvënësit nga të dyja partitë, zonja e parë Jill Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris me bashkëshortin e saj, Doug Emhoff.

Ndërsa, këngëtarët Sam Smith dhe Cyndi Lauper performuan.

Bideni më tej kritikoi ligjet e ashpra që paraqiten në disa shtete, duke thënë se i tmerrojnë familjet dhe kriminalizojnë mjekët që u japin fëmijëve kujdesin që u nevojitet.

“Racizmi, antisemitizmi, homofobia, transfobia, të gjitha janë të lidhura”, tha Biden.

Ceremonia e së martës shënon një tjetër kapitull në trashëgiminë e Bidenit mbi të drejtat e homoseksualëve.

/GazetaSinjali/