Joe Biden tha se Izraeli ka të drejtën “të përgjigjet dhe një përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët e tij nga terrori”.
“Ata (Izraeli) duhet ta bëjnë këtë në një mënyrë që është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare, që i jep përparësi mbrojtjes së civilëve.
Ai evokoi atë që ai i quajti “imazhe shkatërruese nga Gaza, fëmijë palestinezë që bërtasin për prindërit e humbur, prindër që shkruajnë emrat e fëmijëve të tyre në duar dhe këmbë për t’u identifikuar nëse ndodh më e keqja”. Ai shtoi:
“Humbja e jetës së pafajshme është një tragjedi. Ne jemi të pikëlluar për ato vdekje dhe vazhdojmë të pikëllojmë për fëmijët dhe nënat izraelite që u masakruan brutalisht nga terroristët e Hamasit.“
Biden tha se hapja e pikës kufitare Rafah për palestinezët e plagosur dhe shtetasit e huaj erdhi pas “diplomacisë intensive dhe urgjente amerikane me partnerët tanë në rajon”. Qytetarët amerikanë që mundën të largoheshin të mërkurën janë pjesë e grupit të parë prej “ndoshta më shumë se 1000” njerëzve, tha ai.