image Biden: Misioni ynë në Afganistan përfundoi para një dekade - Sinjali

Biden: Misioni ynë në Afganistan përfundoi para një dekade

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është deklaruar rreth situatës në Afganistan, pasi që shteti që ai udhëheq vendosi për tërheqjen e trupave ushtarake nga ky vend, çka pasoi me shtrimin e kontrollit të vendit nga talebanët, shkruan Gazeta Sinjali.

Biden tha se trupat ushtarake amerikane shkuan 20 vjet më parë, me qëllim të qarta dhe se këto misione janë përmbushur një dekadë më parë.

“Ne shkuam në Afganistan gati 20 vjet më parë me qëllim të qarta: të marrim ata që na sulmuan më 11 shtator 2001 – dhe sigurohemi që al Kaida nuk mund të përdorë Afganistanin si një bazë nga e cila do të na sulmojë përsëri. Ne e bëmë atë – një dekadë më parë. Misioni ynë nuk duhej të ishte ndërtimi i kombit”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin