Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës antiCOVID, transmeton Gazeta Sinjali.
Pas marrjes së vaksinës, Biden tha se ka besim tek ekipi i tij për rritjen e shkallës së vaksinimit pasi që të marrë detyrën me 20 janar të këtij viti.
Ai kishte marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech më 21 dhjetor të vitit që sapo lamë pas.
Koronavirusi ka prekur mbi 22 milionë njerëz në SHBA, prej të cilëve 374 mijë pacientë kanë vdekur./Gazeta Sinjali/