image Biden me gruan e tij votojnë në zgjedhjet presidenciale

Botë

Biden me gruan e tij votojnë në zgjedhjet presidenciale

news image

Kandidati demokrat për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe gruaja e tij, Jill votuan sot në zgjedhjet e vitit 2020, transmeton Gazeta Sinjali.

Kështu ata u bashkuan me amerikanët të cilët shfrytëzuan rastin për të votuar më herët.

Biden votoi në ndërtesën e zyrës shtetërore Carwell në qytetin e tij të lindjes Wilmington, Delaware, raporton Reuters.

Ai pritet të fitojë lehtësisht në Delaware dhe kanë mbetur vetëm gjashtë ditë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit, ku kundërshtari i tij është përfaqësuesi republikan dhe presidenti aktual, Donald Trump.

Trump votoi të shtunën në bibliotekën publike përballë një prej klubeve të tij të golfit në shtetin e Florida. /Gazeta Sinjali/