image Biden: Kemi evakuuar më shumë se 18 mijë njerëz nga Afganistani

Botë

Biden: Kemi evakuuar më shumë se 18 mijë njerëz nga Afganistani

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka njoftuar se më shumë se 18 mijë njerëz kanë evakuuar nga Afganistani që nga muaji korrik, pas marrjes nën kontroll nga talebanët.

 Biden përmes një postimi në Twitter, gjithashtu bëri të ditur se vetëm nga 14 gushti janë evakuuar afërsisht 13 mijë njerëz.

“Mijëra të tjerë janë evakuuar në fluturimet private të lehtësuara nga qeveria amerikane”, shkroi Biden në llogarinë e tij në Twitter, përcjell Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se talebanët e morën nën kontroll kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin, kjo detyroi që shumë njerëz të largohen nga atje, teksa Kosova është në pritje që të strehojë mijëra afganë. /GazetaSinjali/