Presidenti amerikan, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kjo është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë, duke mos dhënë më shumë detaje, shkruan Sky News.
Në deklaratë bëhet e ditur se përmes kësaj telefonate ata kanë diskutuar zhvillimet në Izrael dhe Gaza.