Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se këtë të premte ka biseduar me homologun e tij ukrainas, Volodymy Zelensky.
Biden tha se i ka thënë Zelenskyt që ShBA-të qëndrojnë me popullin e Ukrainës, teksa ata po luftojnë me guxim për ta mbrojtur vendin e tyre.
Presidenti paralajmëroi sanksione të reja ndaj presidentit Putin dhe Rusisë.
“Më vonë së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s dhe G7, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Bashkimi Evropian, do t’i shpallim së bashku disa hapa të rinj për ta mbajtur atë edhe më përgjegjës për agresionin e tij kundër Ukrainës”, tha Biden, shkruan CNN.
Në lidhje me bisedën, Zelensky ta se i ka dhënë Bidenit një vlerësim të situatës, teksa e informoi atë për krimet e Rusisë kundër popullsisë civile.
“Ne ramë dakord për hapat e mëtejshëm për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës dhe për të rritur sanksionet kundër Rusisë”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në Twtitter.