image Biden: Fakti që Trump nuk do të marrë pjesë në betimin tim është gjë e mirë

Botë

Biden: Fakti që Trump nuk do të marrë pjesë në betimin tim është gjë e mirë

news image

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se fakti që Donald Trump nuk do të marrë pjesë në betimin e tij është një gjë e mirë, përcjellë Gazeta Sinjali.

“Ai nuk është i aftë të shërbejë, ai është një nga presidentët më të paaftë ndonjëherë”, shtoi ai në një konferencë shtypi.

Presidenti i SHBA-së në largim, Donald Trump, ka deklaruar dje se nuk do të marrë pjesë në betimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar, raporton ATSH-ja.

“Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të shkoj në betimin e 20 janarit”, shkroi ai dje në Twitter.

/Gazeta Sinjali/