image Biden e konfirmon pjesëmarrjen në funeralin e Mbretëreshës

Botë

Biden e konfirmon pjesëmarrjen në funeralin e Mbretëreshës

news image

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ka konfirmuar se po planifikon të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës kur ai të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa ende nuk janë bërë të ditura plane zyrtare për funeralin e Madhërisë së Saj, ceremonia pritet të zhvillohet brenda 10 ditëve pas vdekjes së saj.

Duke folur me gazetarët teksa hipi në Air Force One të premten, presidenti tha se ka në plan të marrë pjesë në funeralin, por nuk e di se çfarë janë ende detajet.

Ai shtoi se nuk ka folur me mbretin Charles III që prej vdekjes së nënës së tij, duke thënë: “Unë e njoh atë, nuk kam folur me të, nuk e kam telefonuar akoma”.

Biden ishte presidenti i 13-të dhe i fundit amerikan që takoi Mbretëreshën, mbretërimi i së cilës zgjati shtatë dekada, raporton SkyNews.

Mbretëresha kishte takuar çdo president amerikan që nga Dwight Eisenhower, me përjashtim të Lyndon Johnson sepse ai nuk e vizitoi Britaninë gjatë presidencës së tij.

Në një deklaratë, zoti Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden thanë se “trashëgimia e Mbretëreshës do të duket e madhe në faqet e historisë britanike dhe në historinë e botës sonë”.

Monarkja 96-vjeçare vdiq të enjten në shtëpinë e saj në Balmoral, Skoci, e rrethuar nga anëtarët e familjes mbretërore.

/GazetaSinjali/