image Biden dhe Harris zotohen se do të luftojnë racizmin

Botë

Biden dhe Harris zotohen se do të luftojnë racizmin

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe zëvëndëspresidentja, Kamala Harris, dënuan racizmin derisa ngushëlluan banorët e Atlantës, disa ditë pasi një person i armatosur vrau tetë njerëz, gjashtë prej tyre gra aziatike në tri qendra të masazhit.

Ne duhet të flasim, duhet të veprojmë”, tha presidenti Biden, derisa iu bëri thirrje amerikanëve “të luftojnë këtë ringjallje të ksenofobisë”. Ai këto komente i bëri pas diskutimeve me komunitetin aziatiko-amerikan në shtetin e Georgias.

Biden tha se kishte pasur një “rritje” ngacmimesh dhe dhunës ndaj aziatikëve.

Ai nuk e përmendi ish-presidentin, Donald Trump, por tha se amerikanët “po mësojnë përsëri atë që kemi e kemi ditur gjithmonë: fjalët kanë pasoja. Bëhet fjalë për koronavirusin, pikë”. Ish-presidenti Trump shpesh kritikohej për deklaratat e tij të vazhdueshme, në të cilat e quante koronavirusin e ri si “virusi i Kinës”.

Vrasjet e fundit kanë intensifikuar debatin për racën, gjininë, migrantët në Shtetet e Bashkuara. Organet e sigurisë thonë se vrasësi i dyshuar, i identifikuar si 21-vjeçari, Robert Aaron Long, nuk duket se ka synuar gratë sepse ato ishin aziatike, por hetuesit nuk kanë përjashtuar edhe aspektin racor. Long u tha hetuesve se një varësi nga seksi e motivoi atë për të kryer dhunën.

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve(FBI) Chris Wray tha në një intervistë me radion NPR, më 19 mars, se motivi i personit të armatosur ende nuk është i qartë.

Zëvëndëspresidentja, Kamala Harris tha se derisa motivi vazhdon të hetohet, është e qartë se gjashtë nga tetë të vrarët ishin me origjinë aziatike dhe shtatë prej tyre ishin gra. “Racizmi është i vërtetë në Amerikë. Dhe ka qenë gjithmonë. Ksenofobia është e vërtetë në Amerikë, dhe gjithmonë ka qenë. Seksizmi, gjithashtu”, tha ajo.

“Presidenti dhe unë nuk do të heshtim. Ne gjithmonë do të flasim kundër dhunës, krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit, kudo dhe kurdo që ajo të ndodhë”, tha Harris. /Gazeta Sinjali/