Presidenti amerikan, Joe Biden ka dënuar sulmet e sotme raketore të Rusisë në Ukrainë.
Ai u shprehu ngushëllime të gjitha familjeve që humbën më të dashurit e tyre nga këto sulme.
“Këto sulme vranë dhe plagosën civilë dhe shkatërruan objektiva pa qëllime ushtarake. Ata treguan edhe një herë brutalitetin e plotë të luftës ilegale të Putinit ndaj popullit ukrainas. Këto sulme vetëm sa e përforcojnë më tej angazhimin tonë për të qëndruar me popullin e Ukrainës për aq kohë sa duhet”, u shpreh ai.
Tutje, ai i bëri sërish thirrje Rusisë për ndërprerjen e luftës, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Ne përsëri i bëjmë thirrje Rusisë që të përfundojë menjëherë këtë agresion të paprovokuar dhe të largojë trupat e saj nga Ukraina”, u shpreh tutje presidenti amerikan.