Presidenti i SHBA Joe Biden deklaroi sot se presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të jetë më udhëheqësi i vendit të tij.
“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet“, tha Biden në përfundim të një fjalimi të mbajtur në Kështjellën Mbretërore në Varshavë.
Biden bëri thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi dhe kjo pasqyron një ndryshim të rëndësishëm në qasjen amerikane ndaj Moskës.
Zyrtarët amerikanë kishin thënë më parë se largimi i Putinit nga pushteti nuk ishte qëllimi i tyre, shkruan CNN.
“Për ne, nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Populli rus duhet të vendosë se kush dëshiron t’i udhëheqë“, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në fillim të këtij muaji.
Përgjigja e Kremlinit: “Kjo nuk duhet të vendoset nga zoti Biden“, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.