image Biden bëhet viral në SHBA pasi shfaqet me një shenjë në ball, zbulohet se çfarë është

Botë

Biden bëhet viral në SHBA pasi shfaqet me një shenjë në ball, zbulohet se çfarë është

news image

Presidenti amerikan, Joe Biden, është bërë cak i një debati të madh në Amerikë ku arsyeja e këtij debati është paraqitja e tij me një shenjë në ballë gjatë një prononcimi për media nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë,  para se të nisej për një fjalim në Universitetin e Wisconsin-Superior.

Sipas The Independent çfarëdo që thoshte Biden nuk merrte interesimin e gazetarëve, pasi të gjithë kishin fokusin tek shenja në ballin e presidentit, transmeton Gazeta Sinjali.

Një debat i tillë bëhet sa herë që mbahet festa tradicionale e krishterëve e cila quhet e “Mërkura e Hirit”, ku njerëzit vendosin hi në ballë në formë të një kryqi, thuhet në postimin e gazetës britanike.

Theksojmë se një rast i ngjashëm me Joe Biden kishte ndodhur edhe në vitin 2010 kur ishte zv. president, ku një gazetare britanike kishte aluduar se Biden mund të ishte rrëzuar dhe të ishte lënduar, por që më pas kishte kërkuar falje pasi ishte sqaruar situata.

/Gazeta Sinjali/