image Beyonce shfaqet me fustan të dizajnuar nga Valdrin Sahiti në ‘Pre-Grammy Awards 2020’

Showbiz/ Beyonce shfaqet me fustan të dizajnuar nga Valdrin Sahiti në ‘Pre-Grammy Awards 2020’

news image

Beyonce siç duket ka zgjedhur një kreator nga Kosova, për të krijuar fustanin e saj në ‘Pre-Grammy Awards 2020’.

Natyrisht se mbretëresha e muzikës nuk mungoi në këtë ngjarje të rëndësishme, ndërsa u shfaq e mahnitshme në fustanin e kuq të punuar nga kreatori Valdrin Sahiti.

I lumtur për suksesin e radhës, dizenjatori kosovar ndau disa imazhe të divës në llogarinë zyrtare në Instagram, ku bashkë me të prezantoi edhe punën e tij.

https://www.instagram.com/p/B7x6oZpJUBG/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B7x0td5nRtl/?utm_source=ig_embed

Kjo veshje e Beyoncé Giselle Knowles-Carter veçse ka filluar të përmendet edhe në të gjitha tabloidet e njohura amerikane.

Përveç Beyonce, me Valdrinin kanë punuar edhe shumë yje të tjera ndërkombëtare përfshirë edhe reperen Cardi B.