COVID-19

Të infektuar

4512

Të shëruar

2156

Të vdekur

97

Showbiz/ Beyonce nis ceremoninë përkujtimore të Kobe Bryant me këngën e tij të preferuar

news image

Mbrëmë është mbajtur ceremonia përkujtimore e yllit të NBA, Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna.

Beyonce ka qenë ajo e cila ka hapur ceremoninë e Kobe me këngën e preferuar të tij dhe Gianna, “XO”.

“Jam këtu sepse e dua Kobe. Dhe kjo ishte një prej këngëve më të preferuara të tij”, ka thënë Beyonce gjersa filloi duke kënduar “XO”, projekt ky që ishte pjesë e albumit të këngëtares të vitit 2013.

Diva e muzikës botërore dhe bashkëshorti i saj, reperi Jay Z, ishin miq të vjetër të Kobe dhe Vanessa Bryant, dhe ky i fundit e kishte marrë disa herë vajzën Giannan në koncertin e Beyonce.

“Ai ishte për herë të fundit në shtëpinë time për Vitin e Ri. Një prej gjërave të fundit që më tha ‘ju do e shihni Gianna duke luajtur basketboll’. Dhe kjo ishte një prej gjërave më prekëse sepse ai ishte me të vërtetë krenar”, tha Jay Z në një deklaratë të dhënë në fillim të shkurtit.

Bryant ishte ‘një njeri shumë i mirë në një hapësirë shumë të mirë në jetën e tij”, vazhdoi më tej Jay Z.

Beyonce po ashtu e kujtoi Bryant pas vdekjes së tij me disa postime në Instagram, duke u kthyer në kohë tek momentet e lumtura të tij dhe vajzës 13-vjeçare.

Legjenda e basketbollit përndryshe ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare, derisa po udhëtonte me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë për një ndeshje basketbolli në fillim të këtij viti.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: