Të vegjëlit e Beyonce dhe Jay-Z, binjakët Rumi dhe Sir, kanë festuar së fundmi 4-vjetorin e lindjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Për këtë rast të veçantë, artistja me famë botërore u ka bërë atyre nga një dedikim shumë të ëmbël vogëlushëve në rrjetin social Instagram.
“Çfarë është më mirë se një dhuratë… 2. Gëzuar ditëlindjen Rumi dhe Sir”, ka shkruar Beyonce në një postim.
Mirëpo, duke qenë se është shumë private kur vjen puna tek jeta e saj personale, këngëtarja nuk ndau asnjë foto të re të dy vogëlushëve të saj.
Hera e fundit kur Beyonce u shfaq me familjen e saj në një foto ishte në maj të këtij viti, kur një imazh i kapur nga një mik i çiftit u publikua në një llogari në Instagram. /Gazeta Sinjali/