image Beyonce i dhuron lule fanses me kancer

Bota e Yjeve

Beyonce i dhuron lule fanses me kancer

news image

Beyonce ka bërë një gjest shumë të mirë ndaj një fanseje të saj, Lyric, vajza që po lufton me kancerin. Familja e vajzës së sëmurë ka treguar përmes një videoje në Instagram se Beyonce i ka dhuruar asaj një tufë me lule të bardha.

Mesazhi që artistja i ka drejtuar Lyric, ishte shumë emocionues dhe kjo gjë i ka prekur jo pak fansat e saj.

“E dashur, mund të shikoj yjet që këtej, mund ta ndjej diellin sa herë ti je afër”, kishte shkruar Beyonce në fillim të kartolinës duke cituar fjalët e këngës së saj “Love On Top”.

“U emocionova shumë kur pashë se si teksti i këngës të frymëzoi ty, por jo aq shumë sa më frymëzove ti mua. Mezi po pres që të të takoj një ditë dhe jam shumë e lumtur që je në shtëpi shëndosh e mirë. Zoti të bekoftë, B”, ka shkruar këngëtarja./Gazeta Sinjali/