image Bettel: S’erdhëm për ta gjykuar Kurtin, vizita ishte e planifikuar para tensioneve

Politikë

Bettel: S’erdhëm për ta gjykuar Kurtin, vizita ishte e planifikuar para tensioneve

news image

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, tha se vizita e tyre në Kosovë ishte e planifikuar para se tensionet të shfaqeshin në rajon, duke shtuar se qëllimi i vizitës së tyre është që të ndihmojnë në krijimin e urave.

Duke folur për procesin e anëtarësimit në BE për shtetet që duan t’i bashkohen Unionit, kryeministri i Luksemburgut tha se nuk ka procedurë të shpejtë për asnjë shtet.

“Jemi këtu sepse dëshirojmë që kur është planifikuar ky udhëtim nuk kemi pritur që këto tensione të jenë në rajon. I kemi thënë edhe Albinit që nuk jemi këtu për të gjykuar, por për të dëgjuar dhe të mundohemi të ndërtojmë ura, të cilat mes fqinjëve nganjëherë nuk janë shumë të lehta për t’i ndërtuar”.

“Nuk kemi rrugë speciale për asnjë shtet. Zakonisht keni shumë miq kur jeni të suksesshëm, por keni shokë të vërtetë kur keni vështirësi dhe kur ju duhet përkrahje. Luksemburgu gjithmonë ka qenë në anën që të shohim se si mund t’i ndihmojmë të tjerët. Nuk jemi shteti më i madh dhe e dimë se duke punuar me të tjerët dhe të gjejmë personat të interesuar është shumë me rëndësi për të gjetur zgjidhje”.

Bettel, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të depërshkallëzojnë situatën në veri. Battel ka shtuar se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i përmbahen trepikëshit të BE-së për situatën në veri. Ai foli edhe për mërgatën kosovare në Luksemburg.

“Ne jemi këtu për të dëgjuar dhe jo gjykuar. Lufta e parë e botës ka nisur këtu, lufta e fundi në ish-Jugosllavi ka nisur, duhet të largojmë çdo mundësi për të nisur kriza. Është me rëndësi që të dyja palët të besojnë në punën e BE-së dhe duhet të kemi dialog të hapur”.

 “Ne kemi udhërrëfyesin duhet t’i përmbahemi duhet të veprojmë nga të dyja anët, kështu do të shohim dëshirën nga të dyja anët, duhet të fillohet diku dhe jo të pritet. Kur merrni vendime të mira është në të mirë të popullit. Kjo është me rëndësi për gjeneratën e ardhme, stabiliteti është në interes të të gjithëve. Liderët duhet t’i përmbahen udhërrëfyesit në fund nuk do të ketë fitues në fund nëse ka konflikte”.

“3 mijë kosovarë që kanë gjetur shtëpinë në Luksemburg. Ka qenë kohë e vështirë në Kosovë. kështu që kemi një pjesë të Kosovës në Luksemburg. Kjo është si i kremi krijuar raportet tona”.

/GazetaSinjali/