image Betim Kabashi lajmërohet nga burgu në redaksinë e Sinjalit, e mohon se ka kërcënuar gjyqtarin e Gjykatës në Prizren

Siguri

Betim Kabashi lajmërohet nga burgu në redaksinë e Sinjalit, e mohon se ka kërcënuar gjyqtarin e Gjykatës në Prizren

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren, Gëzim Shehu ka denoncuar në Polici se është kërcënuar dje nga i dyshuari Betim Kabashi. Ky i fundit e ka kërcënuar Shehun nga burgu, pasi është i dënuar me 40 vjet burgim për terrorizëm lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë. 

Pas raportimit të Sinjalit, në llogarinë e Gazetës Sinjali në Facebook është lajmëruar nga burgu Betim Kabashi.

Ai e ka mohuar se e ka kërcënuar Shehun, pasi siç thotë ai vetëm ka kërkuar sqarime nga gjyqtari lidhur me një procedurë gjyqësore ndaj babait të tij. 

Kabashi i ka dërguar edhe dy biseda të cilat pretendon se janë të vetmet lidhur me këtë rast. Ai ka shtuar se ia ka dërguar edhe një mesazh me zë gjyqtarit Shehu, por që nuk e ka kërcënuar.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se gjyqtari, kërcënimin e ka denoncuar në Polici dje dhe së shpejti pritet finalizimi i kallëzimit penal.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

GazetaSinjali/