image Betejë me parulla nacionaliste në Obiliq, alarmohet drejtori serb i shkollës fillore

Kosovë

Siguri/ Betejë me parulla nacionaliste në Obiliq, alarmohet drejtori serb i shkollës fillore

news image

Parulla të ndryshme nacionaliste në gjuhën shqipe dhe serbe janë shfaqur në fshatin Babimovc të Obiliqit, merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurori.

Në disa prej këtyre mbishkrimeve është rikthyer në vëmendje, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e në disa të tjera se “Kosova është Serbi”.

Kjo gjë e ka shqetësuar drejtorin serb të shkollës fillore të fshatit, Zharko Petroviç i cili ka raportuar sot në polici se në objektin e Shtëpisë së Kulturës e cila gjendet në oborrin e kësaj shkolle, janë të shkruara disa grafite dhe mbishkrime, mëson Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurori.

Pas këtij raportimi, njësitet e policisë bashkë me hetuesit dhe komandantin e stacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe kanë gjetur se në muret e jashtme të objektit të Shtëpisë së Kulturës janë disa grafite me mbishkrimin “Kosovo UÇK”. Poashtu, në oborrin e njëjtë, në një objekt tjetër i cili është jashtë përdorimit janë vërejtur mbishkrime në cirilicë “KOCOVO JE CPBIJA”. Në rrugën kryesore të fshatit Babimovc, në një objekt shitore i cili poashtu është jashtë përdorimit janë evidentuar mbishkrimet “Kosova UÇK” si dhe mbishkrimi tjetër “Serbia”.

Sinjali merr vesh se dimensionet e mbishkrimeve janë te ndryshme dhe janë të shkruara  me ngjyrën e gjelbërt  dhe ngjyrën e zezë ndërsa ende nuk dihet se kush qëndron prapa tyre.

Policia ka ftuar për intervistim drejtorin e shkollës dhe një dëshmitar lidhur me mbishkrimet ndërsa njësia e  hetimeve është në terren  në mbledhje të informatave shtesë  dhe të kërkimit të kamerave  të sigurisë  nëse ka në afërsi të vendit. /Gazeta Sinjali/