image Beteja e grevistëve me Qeverinë: Nga Presidenca thonë për Sinjalin se Osmani është e hapur ta lehtësojë dialogun

Arsim

Beteja e grevistëve me Qeverinë: Nga Presidenca thonë për Sinjalin se Osmani është e hapur ta lehtësojë dialogun

news image

Për kreun e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, sot ishte një ditë e takimeve me liderët e partive opozitare. Gjatë ditës ai u takua me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe atë të PDK-së, Memli Krasniqin.

Pas këtyre dy takimeve ai në një konferencë e kërkoi edhe një takim të nivelit më të lartë, me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Sinjali ka kërkuar një përgjigje nga Presidenca rreth kërkesës së Jasharajt për një takim gjatë ditëve në vazhdim.

“Zyra e Presidentes ka kontaktuar me të gjitha palët dhe është e hapur për ta lehtësuar dialogun ndërmjet palëve për ta gjetur një zgjidhje të pranushme dhe për një rifillim sa më të shpejtë të procesit mësimor”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentes dhënë për Sinjalin.

Kujtojmë se procesi mësimor i paraparë për të filluar me 1 shtator është shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve të SBAShK-ut me Qeverinë e Republikës së Kosovës, rreth kërkesave që sindikata i ka adresuar tash e disa muaj në drejtim të ekzekutivit.

/GazetaSinjali/