image Besnik Tahiri ironizon: 'Erdhi Dita' për ata që qeverisin në terr

Politikë

Besnik Tahiri ironizon: ‘Erdhi Dita’ për ata që qeverisin në terr

news image

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka deklaruar se sfidat si çështja e grevës në sektorin publik dhe problemet me reduktimet e energjisë elektrike, po dëshmojnë se pushteti e ka verbuar Qeverinë Kurti.

Tahiri gjithashtu ka ironizuar me sloganin “Erdhi dita” të Lëvizjes Vetëvendosje para se të vinte në pushtet duke thënë se e vetmja ditë e ardhur është e atyre që qeverisin në terr.

““Rrymë JO, projeksione për krizën që pritet gjatë dimrit JO. Rroga me rritje JO, zgjidhje JO. Opsione për menaxhim JO. Pasojat po u faturohen atyre që u duhet drita, shumë prej tyre janë nga ata që i besuan mashtrimit ‘Erdhi Dita’. E vetmja ditë e ardhur është e atyre që qeverisin në terr! Dijeni një punë, situata është kritike, edhe më kritike sa që ju po e shihni! Po duket që pushteti ju verboi”.”

/GazetaSinjali/