image Besnik Bislimi tregon çfarë ndodhi në takimin e parafundit mes LDK-së dhe VV-së

Kosovë

Koalicion/ Besnik Bislimi tregon çfarë ndodhi në takimin e parafundit mes LDK-së dhe VV-së

news image

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka treguar se çfarë ndodhi në takimin e parafundit të mes VV-së dhe LDK-së

Sipas Bislimit, të dy partitë janë dakorduar që t’i përafrojnë qëndrimet e tyre duke ardhur të dyja palët me nga një ofertë.

“Jemi dakorduar që të dy palët të vijmë me nga një ofertë. Në atë moment që i shohim pozicionet tona do e kishim më të lehtë përafrimin e qëndrimeve. I kemi lexuar ofertat. Në anën e VV-së kanë qenë të pranishëm Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Glauk Konjufca, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe unë. Në anën e LDK-së kanë qenë Isa Mustafa, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri”, ka thënë Bislimi i ftuar në emisionin Pressing, T7.

Më tutje Bislimi ka thënë se VV i kishte bërë edhe tri oferta të tjera të cilat ishin refuzuar nga LDK-ja. Sipas tij, LDK nuk ka treguar arsyet e refuzimit.

“Pasi i lexuam, i kemi parë qëndrimet tona. Por për dallim prej neve, LDK ka thënë se kjo është oferta jonë e fundit dhe nuk ndryshohet. Në bëmë edhe tre oferta pas kësaj. Asnjëherë LDK nuk tregoi arsyen se pse po refuzohet oferta./Gazeta Sinjali/