image Besnik Bislimi pret në takim Ragmi Mustafën, diskutuan për interesat e shqiptarëve të Luginës

Rajon

Besnik Bislimi pret në takim Ragmi Mustafën, diskutuan për interesat e shqiptarëve të Luginës

news image

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi priti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nga zyra e kryeministrit ku thuhet se tema qëndrore e diskutimit ishin interesat dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ishin tema qendrore e diskutimit.

“Bashkëpunimi mes nesh është i rëndësishëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Në parimin e reciprocitetit, shqiptarët në Luginën e Preshevës, duhet të kenë të drejta të barabarta, të përfaqësimit, ashtu siç edhe serbët në Kosovë. Qeveria e Republikës së Kosovës është angazhuar në mënyrë konkrete për mbështetjen e Luginës. Për herë të parë është buxhetuar mbështetja në shumën prej 2 milionë eurove për Luginën, me qëllim mbështetjen e rinisë dhe arsimimit, përkujdesjes ndaj trashëgimisë kulturore, identitetit kombëtar e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve”, thuhet në komunikatë.

Ata gjithashtu kanë diskutuar edhe për ndarjen e 255 mijë eurove për sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit e Luginës së Preshevës.

“Në muajin korrik të këtij viti, me vendim qeveritar, janë ndarë 255 mijë euro për sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit e Luginës së Preshevës. Zëvendëskryeministri Bislimi dhe z. Mustafa, diskutuan për finalizimin e kryerjes së kësaj pagese dhe fillimit të shpërndarjes së librave, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor”, thuhet tutje në komunikatë.

/GazetaSinjali/