Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Klinë, ka mbështetur në mënyrë unanime Besim Hotin, për të kandiduar për kryetar të kësaj komune dhe njëkohësisht për të udhëhequr degën e kësaj partie atje, përcjell Gazeta Sinjali.
Vendimi është marrë pas dorëheqjes së kryetarit të degës së LDK-së në Klinë, Fadil Gashi.
Kurse lajmi është bërë i ditur nga kryetari tashmë i dorëhequr i degës së LDK-së në Klinë, Fadil Gashi.
“Nga sot Kryesia e Degës unanimisht i dha mbështetje Besim Hotit për Kandidat për Kryetar Komune dhe për ta udhëhequr Degën e LDK-së në Klinë pas dorëheqjes sime”, thuhet ndër të tjera në postim./Gazeta Sinjali/