image Besian Mustafa sot pranon detyrën nga ish-ministrja, Dijana Zivic

Kosovë

Ministria/ Besian Mustafa sot pranon detyrën nga ish-ministrja, Dijana Zivic

news image

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa sot do të pranojë detyrën nga ish-ministrja, Dijana Zivic, raporton Gazeta Sinjali

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MBPZhR-ja ka njoftuar se ceremonia e dorëzim-pranimit do të mbahet në ora 14:00, në Kabinetin e Ministrit.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic tek Ministri i ri, z. Besian Mustafa. Takimi do të mbahet në Kabinetin e Ministrit në adresën “Ukshin Hoti” në Prishtinë ose Ish-Ndërtesa e Ramiz Sadikut, kati i 4”, thuhet në komunikatën dërguar mediave./Gazeta Sinjali/