image Besian Mustafa premton mbështetje për prodhuesit e fidanëve

Prodhime Vendore

Ekonomi/ Besian Mustafa premton mbështetje për prodhuesit e fidanëve

news image

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka vazhduar vizitat në terren.

Gjatë ditës së sotme, ministri Mustafa, i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasnic, përfaqësues të Shoqatave Bujqësore, kanë vizituar prodhuesit e fidanëve dhe kultivuesit e perimeve në fushë të hapur dhe në serra në këtë komunë, ku janë njoftuar për së afërmi me punën që po bëhet në këtë kohë për prodhimin e materialit fidanor dhe me ecurinë e kultivimit të kulturave bujqësore.

“Pavarësisht situatës së krijuar, unë do të jem mbështetja juaj gjatë gjithë procesit të punës suaj, duke iu ofruar përkrahjen e vazhdueshme për të gjithë prodhuesit e fidanëve dhe kultivuesit e perimeve në fushë të hapur dhe në serra. Po ashtu, do të va zhdojë mbështetja me subvencione dhe grante, për të lehtësuar veprimtaritë e juaja bujqësore dhe që tregu vendor të jetë i furnizuar vazhdimisht me prodhime të freskëta dhe cilësore”, ka thënë ministri Mustafa.

Ndërsa, kryetari i Mamushës, Abdulhadi Krasnic, e ka falënderuar ministrin për vizitën dhe e njoftoi për gjendjen e përgjithshme të sektorit të bujqësisë në këtë komunë dhe theksoi se mbështetja e institucioneve për këtë sektor është më se e nevojshme për të fuqizuar edhe më tej prodhuesit e kësaj komune./Gazeta Sinjali/