Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetari i ri i kësaj partie u zgjodh Lumir Abdixhiku, me gjithsej 190 vota, që në raundin e parë të votimeve.
Kandidatë për të parin e LDK-së ishin edhe Besian Mustafa dhe Lutfi Haziri.
Gazeta Sinjali mëson se Mustafën e kanë votuar vetëm 16 delegatë, ndërkaq Haziri ka marrë vota 117 vota.
6 vota kanë qenë të pavlefshme./Gazeta Sinjali/