image Besa reagon për dhunën ndaj grave në Shqipëri: Vetëm një burracak dhunon

Showbiz/ Besa reagon për dhunën ndaj grave në Shqipëri: Vetëm një burracak dhunon

news image

Këngëtarja e njohur e skenës muzikore shqipe, Besa Kokëdhima, ka reaguar ndaj kryetitujve të disa mediave në Shqipëri që përmbajtje kanë dhunën dhe vrasjen e grave.

Në prag të 8 marsit që njihet botërisht si dita e gruas, Kokëdhima përmes postimeve në rrjeti social Instagram është shprehur e shqetësuar për ngjarjet e fundit të dhunës dhe vrasjeve në familje.

Ndër postime të shumë në Insta Story, ajo shkruan:

“Vetëm një burracak dhunon! Vetëm një krijesë monstruoze vret një qenie më të dobët, vetëm një  pashpirt vret nënë e fëmijëve të vet.” – duke vazhduar më pas, “Tragjedi! Kur do të ndalojë kjo kasaphanë shtazarake. Nuk ka debat, nuk ka arsye të mund të justifikojë vrasjen! Mjerë viktima dhe fëmijët e shkretë.”

Kujtojmë se viti 2020 ka nisur me krime të tmerrshme ndaj grave në Shqipëri, duke vazhduar trendin shqetësues të viteve të fundit ku të paktën 23 prej tyre u vranë brenda dy viteve të fundit./GazetaSinjali/