image Besa Kokëdhima tërhiqet nga “Kënga Magjike”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Besa Kokëdhima tërhiqet nga “Kënga Magjike”

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare Besa Kokëdhima, është tërhjekur nga gara e festivalit të muzikës moderne “Kënga Magjike”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes Instagramit, ku ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas ngjarjes tragjike të 26 nëntorit, ku tërmete të fuqishme goditën Shqipërinë, e si pasojë vdiqën 49 persona.

“Të dashur miq me keqardhje ju njoftoj se në këtë kohë tragjedie, pikëllimi dhe paniku e kam të pamundur të performoj datë 5-7 dhjetor në ‘Kënga Magjike 2019’. Zemra ime është e ngarkuar me dëshpërim dhe vuajtje për ata që nuk janë më dhe nuk jam në gjendje të këndoj kur me bashkëkombësit e mi ka ndodhur kaq shumë, ndaj më duhet të tërhiqem zyrtarisht nga ‘Kënga Magjike 2019’! Jam e bindur që ‘Kënga Magjike’ do bëjë një punë të lavdërueshme për të kontribuar në mënyrën e saj për të ndihmuar të prekurit, unë do jap në heshtje ndihmën dhe kontributin tim për të lehtësuar sadopak dhimbjen e tyre dhe respektuar humbjet e pashlyeshme të tyre”, ka shkruar ajo në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B5c_8t4hoAX/?utm_source=ig_embed

Këngëtarë të njohur në shenjë solidarizimi me personat e prekur nga tërmetet kanë anuluar koncertet e tyre, të cilët i kishin planifikuar që muaj më parë./Gazeta Sinjali/