Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq gjatë një takimi që ka pasur me senatorin amerikan Steve Daines kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë takim që u mbajt në qeverinë serbe e ku ishin të pranishëm edhe ambasadori amerikan Christopher Hill dhe i dërguari i Serbisë në Washington Marko Gjuriq u fol edhe për raportet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me këtë rast, Bërnabiq tha se marrëdhëniet Serbi-SHBA janë përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit dhe bashkëpunimi ekonomik, pavarësisht sfidave në nivel botëror, po zhvillohet në mënyrë shumë dinamike në fusha të ndryshme.
Shefja e ekzekutivit serb gjithashtu deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aktualisht partneri më i madh i Serbisë në eksportin e shërbimeve.