image Bërnabiq: Serbia është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshje me Prishtinën

Politikë

Bërnabiq: Serbia është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshje me Prishtinën

news image

Mandatarja për kryeministre të Serbisë Ana Bërnabiç, në ekspozimin e saj para Kuvendit, tha se Serbia mbetet e përkushtuar në dialog me Prishtinën për arritjen e një marrëveshje për normalizim të mëtejshëm.

Bërnabiq ka thënë se Kosova, edhe 10 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel, nuk ka vepruar për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ne presim që BE-ja dhe Prishtina të sigurohen për themelimin e Asociacionit pa vonesa të mëtejme”, ka thënë ajo.

Bërnabiq ka theksuar se Serbia vazhdon të jetë e përkushtuar për dialogun me Prishtinën. Është e natyrshme që duhet përmbushur e zbatuar së pari marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Më tej Bërnabiq tha se Serbia vazhdon të jetë e përkushtuar për dialogun me Prishtinën.

Sipas saj në kurriz të Serbisë për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore në kontinentin evropian është hapur agresioni ndaj një shteti sovran themelues të OKB-së.

“Serbia në fund të shekullit 20, në vitin 1999 u bombardua pa vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Një vend që nuk ka vënë këmbë në territorin e një vendi tjetër. Ka filluar një agresion brutal i pastër si loti i agresionit i cili e futi parimin e së drejtës më të fortë në kurriz të së drejtës ndërkombëtare”, tha Bërnabiq.

Mandatarja e Qeverisë së Serbisë theksoi se në dekadën e parë të këtij shekulli më 2008 u bë shpallja e njëanshme e pavarësisë nga Prishtina dhe njohja e asaj nga disa vende ishte shkelje brutale e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Këto gjëra hapën Kutinë e Pandorës dhe vendosën precedentë që e vendosin botën në gjendjen që është sot”, tha Bërnabiq.

Ajo ka theksuar se Serbia do të vazhdojë të punojë në iniciativën “Ballkani i Hapur” dhe shpreson se Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina do t’i bashkohen nismës.

“Iniciativa është e hapur për Prishtinën, sepse do të sigurojë një dialog për çështjet më të rëndësishme që ndikojnë në kualitetin e jetës së njerëzve në rajon”, ka thënë ajo.

Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj.

/Gazeta Sinjali/