image Bërnabiq: Serbët kërkojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit

Politikë

Bërnabiq: Serbët kërkojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit

news image

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka komentuar tubimin e sotëm të qytetarëve serbë në veri të Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Twitter tha se në tubimin e sotëm në veri të Mitrovicës serbët kërkuan zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit, të nënshkruar gati 10 vjet më parë.

Qytetarët serbë u tubuan në veri të vendit, një ditë pasi morën vendim për tërheqje nga institucionet e Kosovës.

/GazetaSinjali/