Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka vazhduar propagandën edhe sot duke pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i vazhdojë për siç thotë ajo “provokimet”.
Por ka shpresë se bashkësia ndërkombëtare do të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
“Fatkeqësisht, besoj se nuk është fundi i provokimeve të Kurtit, por shpresoj dhe besoj se bashkësia ndërkombëtare do të sigurojë që të respektohen marrëveshjet e arritura në 24 orët e fundit për të ruajtur këtë moment paqeje dhe stabiliteti. dhe t’i drejtohemi përmbushjes së Marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mërkurën në Rashkë ka thënë se barrikadat do të fillojnë të hiqen mëngjesin e së enjtes.
Barrikadat kanë qëndruar në Veriun e Kosovës për 18 ditë.