image Bërnabiq pret vazhdimin e dialogut pas zgjedhjeve në Kosovë

Kosovë

Bërnabiq pret vazhdimin e dialogut pas zgjedhjeve në Kosovë

news image

Kryeministrja e Serbisë , Ana Bërnabiq, ka folur për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Shefja e qeverisë serbe ka shfaqur shpresën e saj se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdoj pas përfundimit të zgjdhjeve në Kosovë.

Bërnabiq ka thënë se vazhdimi i bisedimeve do të mundësonte një zgjidhje kompromisi të qëndrueshme dhe afatgjate në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

“Shpresoj që pas zgjedhjeve, do të kemi njerëz që do të jenë mjaft të guximshëm dhe të përgjegjshëm, mbi të gjitha ndaj qytetarëve tanë, dhe të aftë të flasin për një zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme. Ne do të jemi atje”, ka thënë Bërnabiq.

Këto komente kryeminsitrja serbe i bëri në Luksemburg , pas takimit me kryeminsitrin e Luksemburgut , Xavier Bette.

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, nga ana tjetër ka thënë se do ishte e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë bisedimet dhe të arrijnë një kompromis, duke përmendur se marrëveshja e të dy palëve do të ishte e rëndësishme për paqen dhe rrugën e tyre drejt BE-së.

“Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është e rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve. Është e rëndësishme të vazhdoni rrugën drejt BE-së dhe të siguroni paqen për vendet tuaja, dhe të arrini një kompromis në mënyrë që të afroheni më shumë me njëri-tjetrin”, ka thënë Bettel, në konferencën për gazetarë.

Bettel ka thënë tuttje se Serbia dhe Ballkani luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në kontinent, për të cilin ai tha se nuk duhet të merret si e mirëqenë.

Kryeminsitrja serbe, Brnabiq, ndërkaq ka thënë se arritja e një marrëvedhje mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton që të dyja palët të fitojnë dicka.

“Një palë nuk mund të fitojë gjithçka dhe tjetra të humbë gjithçka”, citohet të ketë thënë Brnabiq.

Bërnabiq ka thënë në Luksemburg dialogu u pezullua kur Prishtina zyrtare vendosi taksat për mallrat nga Serbia dhe BeH.

“Nëse ndaloni qarkullimin e mallrave, atëherë nuk kemi çfarë të flasim”, ka thënë Brnabiq, duke shtuar se Prishtina zyrtare duhet të tërheqë vendimin për taksën.