image Bërnabiq popullit serb: Respektoni masat e qeverisë, mos na detyroni të vendosim orë policore

Rajon

Rajon/ Bërnabiq popullit serb: Respektoni masat e qeverisë, mos na detyroni të vendosim orë policore

news image

Serbia është duke u ballafaquar me rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se qytetarët nuk janë duke i marrë seriozisht këshillat e qeverisë dhe ka bërë apel për respektimin e tyre.

“Numri i të infektuarve është në rritje andaj për këtë arsye kemi vendosur masa të gjendjes së jashtëzakonshme”, deklaroi Bërnabiq për “TV Prva”.

Bërnabiq ka bërë apel tek qytetarët t’i marrin seriozisht masat e vendosura nga Qeveria.

“Më duket se njerëzit nuk e kanë kuptuar seriozisht, nuk e kanë dëgjuar as presidentin, as mua, as ekspertët. Një numër i madh i personave të moshuar gjenden në rrugë. Të gjithë ju që keni mbi 65 vjeç, duhet të na kuptoni mirë. Kjo që sot shoh në rrugë është përulëse. Mos e detyroni Qeverinë të vendos për orë policore. Nëse nuk kemi disiplinë të vetes nuk do ta fitojmë këtë virus. Nëse kjo vazhdon kështu, duhet të marrim masa shtesë”, u shpreh ajo. 

Ndryshe, nga dje në Serbi janë konfimuar pesë raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 55 numrin e të infektuarve. Nga ta, 28 janë në mjekim shtëpiak, kurse dy persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe kanë nevojë për respiratorë./GazetaSinjali/