image Bërnabiq: Ngritja e gatishmërisë luftarake, për të mbrojtur serbët në Kosovë

Politikë

Bërnabiq: Ngritja e gatishmërisë luftarake, për të mbrojtur serbët në Kosovë

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërbaniq, komentoi urdhrin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë serbe.

“Ngritja e gatishmërisë së plotë luftarake do të thotë se ne jemi të gatshëm të reagojmë nëse dikush sulmon serbët në Kosovë”, tha Bërnabiq.

Ajo akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se ka “kërcënuar me heqjen e barrikadave me forcë”.

“Shpresoj se partnerët ndërkombëtarë do të kenë arsye të mjaftueshme për të mos lejuar këtë gjë. Serbët [në Kosovë] janë vetëm duke kërkuar sundimin në bazë të ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut”, tha Bërnabiq.

Ajo u pyet nga gazetarët që t’i përgjigjet spekulimeve të disa mediave pro-qeveritare serbe për ekzistencën e forcave të armatosura serbe në Kosovë, Bërnabiq tha se “ata që i kanë përmendur duhet t’i pyesin për këtë gjë”.

E pyetur nëse e dinte se kishte forca të armatosura serbe në Kosovë, Bërnabiq tha se “nuk do të flas për këtë në këtë moment”.

/GazetaSinjali/