image Bërnabiq inkurajon shtetet tjera që të përfshihen në dialog

Politikë

Serbi/ Bërnabiq inkurajon shtetet tjera që të përfshihen në dialog

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se të mërkurën në takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel do të diskutojë lidhur me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ajo tha se Serbia mbështet përfshirjen e secilit që mund të ndërmjetësojë dhe të ndihmojë në heqjen e taksës dhe të vazhdojë dialogun.

E pyetur nga mediat të komentojë se Gjermania dhe Franca dëshirojnë të përfshihen në dialog njësoj si SHBA, Bërnabiq tha se Gjermania dhe Franca kishin bërë përpjekjen më të drejtpërdrejtë për të ndërmjetësuar midis Beogradit dhe Prishtinës për çështjen e taksës, e sidomos pas takimit në Berlin të organizuar nga Merkel dhe Macron.

Ajo kujtoi që takimi në Paris u anulua pasi nuk kishte rezultate konkrete.

“Gjermania dhe Franca kanë bërë thirrje për anulimin e vendimit për tarifat, por Prishtina ka kundërshtuar. Gjermania, më qartë, i bëri thirrje Prishtinës lidhur me këtë çështje në takimin e Berlinit,” tha Brnabiq.

Ajo tha se shpreson që dialogu të fillojë sa më shpejt.