image Bërnabiq: Besueshmëria e BE-së qëndron në zbatimin e Asociacionit

Politikë

Bërnabiq: Besueshmëria e BE-së qëndron në zbatimin e Asociacionit

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe tash duhet të jetë në rend dite dhe se besueshmëria e Bashkimit Evropian qëndron në zbatimin e tij.

“Sa i përket integrimit evropian, bashkëpunimit rajonal dhe një rajoni të qetë dhe paqësor, pika numër një është dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Në këtë moment AKS-ja duhet të jetë realisht në agjendë”, ka thënë Bërnabiq raporton televizioni serb “RTS”.

Ajo ka thënë se marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është nënshkruar në vitin 2013, ndërsa ka shtuar se më 19 prill bëhen dhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit.

“Gjashtë pika në Marrëveshjen e Brukselit i referohen AKS-së dhe kredibiliteti i BE-së tash qëndron te zbatimi i AKS-së, që të formohet AKS-ja dhe më pas të mund të vazhdojmë përpara”, tha Bërnabiq në hapje të një konference rajonale me titullin “Integrimi Euroatlantik i Ballkanit Perëndimor, Perspektivat – Ballkani Perëndimor, bashkëpunimi transatlantik dhe shoqëria civile”.

Bërnabiq ka thënë gjatë konferencës se “Serbia respekton integritetin e Ukrainës”.

/GazetaSinjali/