image Berlusconi raportohet se është diagnostikuar me leukemi

Futboll

Berlusconi raportohet se është diagnostikuar me leukemi

news image

Silvio Berlusconi, ish-kryeministër i Italisë, është diagnostikuar me leukemi, sipas një burimi të njohur më këtë çështje.

86-vjeçari Berlusconi ndodhet në spital që prej ditës së djeshme, në repartin e terapisë intensive të klinikës së kardiologjisë të spitalit San Raffaele në Milano, pas problemeve me frymëmarrjen.

Gazeta “Il Corriere de la Sera” raportoi ditën e djeshme seBerlusconi vuan nga probleme pulmonare dhe kardiovaskulare , duke theksuar se biznesmeni dhe politikani 86-vjeçar shkoi në klinikë pasi kishte pasur vështirësi në frymëmarrje.

Ai aktualisht është në gjendje stabile dhe është në ventilator ndërsa po trajtohet me antibiotikë. Megjithatë, media të tjera italiane, si La Repubblica, përmendin pneumoninë si arsye të shtrimit në spital.

Problemet shëndetësore të Silvio Berlusconit kanë shkaktuar shqetësime në klasën politike të Italisë. Disa senatorë dhe kongresmenë nga partia e tij shkuan në spital për ta vizituar.

Përveç kësaj, si aleatët ashtu edhe kundërshtarët i dërguan mesazhe mbështetjeje për t’i uruar shërim të shpejtë. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i uroi Berlusconit një shërim të shpejtë edhe nga kjo krizë shëndetësore, duke postuar në Twitter “Forza Silvio”.

/GazetaSinjali/