image Berlusconi dhuron 10 milionë euro për Lombardinë për ta luftuar koronavirusin

Botë

Botë/ Berlusconi dhuron 10 milionë euro për Lombardinë për ta luftuar koronavirusin

news image

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, i ka dhuruar rajonit të Lombardisë 10 milionë euro.

Këtë dhurim e ka bërë për të krijuar repartin e 400 njësive të kujdesit intensiv në panairin e Milanos (ose për raste të tjera emergjente).

Njoftimin e dha partia e tij, Forza Italia, transmeton Gazeta Sinjali.

”Edhe një herë dhe nga thellësia e zemrës sime, unë nuk mund të mos dërgoj një falënderim të zjarrtë dhe të përzemërt për heronjtë civilë, ne kemi kërkuar nga qeveria t’u ofrojë atyre një mbështetje shumë më të lartë si një shpërblim për jashtë orarit që ata po bëjnë”, shkruan Berluskoni në Twitter.

Italia është vendi më i prekur në Evropë nga Covid-19 dhe regjistron 2 mijë e 158 viktima dhe 27 mijë e 980 të infektuar./Gazeta Sinjali/