Ish-kryeministri Sali Berisha është rrëzuar duke dalë në podiumin e Kuvendit Kombëtar për të marrë fjalën.
Partia Demokratike sot po mban Kuvendin Kombëtar, ku kanë marrë pjesë 1425 delegatë.
Këto delegatë do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike, ku mes emrave të propozuar bie në sy rikthimi i disa figurave të njohura për demokratët.
Kuvendi pritet që të votojë edhe një sërë ndryshimesh statutore, mes të cilave edhe përfshirjen automatikisht në Këshillin e ri Kombëtar të deputetëve të grupit, rikthimin e një sërë personaliteteve të larguar ndër vite dhe do të zgjidhet data për zgjedhjen e kreut të ri të PD.